Atleti kosovar na bën krenar të gjithëve, fiton medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane
Atleti i Kosovës, Muhamet Ramadani, ka fituar medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane të Atletikës në hedhje për U23.
Atleti mitrovicas hedhi gjylen 7 kilogramësh prej 18.60 metra, ku dhe ia doli të fitojë medaljen e argjendtë, shkruan Periskopi.
Kampion i grupmoshës U23 u shpall atleti nga Turqia, Alperen Karahan, me hedhje prej 19.81 metra.
Kupa Evropiane e Atletikës është duke u mbajtur në Leiria të Portugalisë.