Trajneri i Man United: Ndoshta Ronaldo duhet të shkojë më shpesh në Portugali që të paraqitet më shpesh kështu
Skuadra e Man United ka fituar takimin ndaj Tottenhamit me rezultatin final në 3:2.
Ronaldo ishte njeriu kryesor i natës së sotme, pasi ai shënoi ‘hat=trick’, duke vulosur kështu edhe fiotren e ‘djajve’, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Man United, Rangnick ku me shaka tha se Ronaldo duhet të shkojë më shpesh në Portugali që të paraqitet si në ndeshjen e sotme.
“Sot ishte performanca e tij më e mirë, të paktën që kur erdhi këtu”, tha Ralf.
Tekniku i Man Utd me shaka tha se ndoshta Ronaldo duhet të shkojë më shpesh në Portugali që të përsërit paraqitje të njëjta.
“Ne thjesht po bënim shaka, mbase ka kuptim ta dërgojmë atë [Ronaldon] në Portugali për tre ditë dhe pastaj ta lëmë të mos stërvitet për dy ditë. Ai performoi në një nivel të ngjashëm në stërvitje të enjten, prandaj vendosa ta nis ndeshjen me të. Ndoshta do ta bëjmë këtë për pjesën tjetër të sezonit.”