Flet “dhia” e të gjitha kohërave: Të bashkuar, pa marrë parasysh çfarë – Le të shkojmë
Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Man United dhe Tottenhamit, duel ky në kuadër të xhiros së 29’të në Premierligë.
Ronaldo padyshim se ishte njeriu kryesor i kësaj ndeshje, pasi ai realizoi “hat-trick” dhe ia fitoi takimin klubit të tij, shkruan Periskopi.
Tottenhami nuk arriti të bënte me shumë se një gol të realizuar nga Kane dhe një autogol nga Maguire.
Pas ndeshjes Ronaldo tha se të bashkuar mund t’ia dalin.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur me hat-trick tim të parë që kur u ktheva në Old Trafford! Asgjë nuk e tejkalon ndjenjën e të qenit përsëri në fushë dhe të ndihmoni ekipin me gola dhe përpjekje. Ne kemi dëshmuar edhe një herë se mund të mposhtim çdo ekip në çdo ditë, për sa kohë që punojmë shumë dhe qëndrojmë së bashku si një. Nuk ka kufi për Njeriun. Të bashkuar! pa marrë parasysh çfarë! Le të shkojmë, Djajtë”, ka shkruar Ronaldo.