Ndryshimet në tabelë pas dy ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës

Ndryshimet në tabelë pas dy ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës

Tashmë kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të xhiros së 25’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ka shënuar fitore të thellë me rezultatin final në 6:0 ndaj Feronikelit, duel ky që i dha pikët e plota klubit nga Suhareka, shkruan Periskopi.

Me këtë fitore Ballkani vazhdon ta mbajë vendin e parë në tabelë me 51 pikë të grumbulluara, duke lënë prapa Gjilanin e munshit që ka 47.

Ndërsa ndeshja e dytë ishte ajo mes Prishtinës dhe Ulpianës, ku kryeqytetasit triumfuna me rezultatin 2:0 me golat e shënuara nga Hoti dhe Mankeda.

Kështu, Prishtina me këtë triumf radhitet në vendin e pestë me 32 pikë e Ulpiana lufton për mbijetesë.

 

Shpërndaje në: