Mane është djalë “dukat” – E pyesin: “A do të doje një jetë luksi si të Ronaldos e Neymar”, sulmuesi jep përgjigjen epike
Sadio Mane është një nga lojtarët më të mirë në botë, por cilësitë e tij reflektohen edhe jashtë fushës së lojës, aty ku ndryshe nga shumë kolegë të cilët notojnë të luks, senegalezi ka zgjedhur të bëjë një jetë të thjeshtë ndërsa shpeshherë ndërmerr nisma bamirësie.
Së fundmi, në një intervistë për L’Equipe, sulmuesi i Liverpoool është pyetur pikërisht për jetën e tij modeste dhe larg qendrës së vëmendjes ndërsa shtoi se nuk kërkon të jetë si Ronaldo apo Neymar.
“Nuk dua të jap përshtypje sikur sa herë flas mbaj leksione, por janë disa situata që më shqetësojnë dhe nuk janë norma të edukimit tim. Por, në vend që të kritoj me zë të lartë, unë zgjedh të distancohem dhe e rëndësishme për mua është të mos ndryshoj. Për një djalë që vjen nga një vend i vogël dhe i varfër fakti që nuk ndryshon është një arritje e madhe.
A do më pëlqente një jetë si ajo e Ronaldos apo Neymar? Jo, më mjafton fakti që i ndjek në rrjetet sociale dhe kjo është mjaftueshëm për mua. Nuk kam asgjë me mënyrën si ata jetojnë, më duket e bukur jeta e tyre, por nuk është për mua”, u shpreh Mane/SS/.