Arsene Wenger thotë se Giresse është zgjedhja e duhur për Kosovën
Tekniku i njohur francez, Arsene Wenger ka vlerësuar se Kosova ka bërë zgjedhjen e duhur kur ia besoi bashkëkombasit të tij, Alain Giresse drejtimin e kombëtares së futbollit.
Në një përgjigje ekskluzive për gazetarin e Artmotion, Arlind Sadiku, ai ka thënë se ish-përfaqësuesi i kombëtares franceze, i posedon tiparet e duhura për këtë detyrë.
“Kompetencë. Inteligjencë. Pasion. Dhe shpirt i madh futbollistik”, I ka radhitur Wenger cilësitë e Giresse. “Ju e keni bërë zgjedhjen e duhur”.
Giresse e mori detyrën në shkurt, ndërsa punën me Dardanët e nis në miqësoret kundër Burkina Fasos, më 24 mars dhe Zvicrës, më 29 mars