Këshilla për ata që duan të bëjnë palestër

Këshilla për ata që duan të bëjnë palestër

Ushtrimet do të duhej t’i bëni ashtu që pas tyre të ndiheni të lehtësuar, këndshëm të lodhur, pa djersitje të ftohtë, pa dhembje në ndonjë pjesë të trupit apo pa dridhje.

Është bërë e ditur që aktiviteti fizik ndikon pozitivisht në shëndet dhe humor, mirëpo vetëm nëse me rastin e ushtrimit e dëgjojmë trupin tonë.

Në fillim ngadalë, pastaj më intensivisht, pa marrë parasysh se a shëtisni, vozisni biçikletën apo notoni.

Nëse ndieni dhembje apo nuk jeni të sigurt që jeni duke ushtruar drejt, kërkoni këshillë nga fiziatri.

Kjo posaçërisht ka të bëjë me të rinjtë, të cilët në palestra shpesh i kapërcejnë kufijtë mundësive të tyre.

Për të mos u ballafaquar me pasojat e padëshiruara, atyre nuk u rekomandohet ngritja e peshave deri te zhvillimi i plotë i organizmit, përkatësisht jo para moshës 18-vjeçare, bile edhe deri në 21 vjeç.

Në moshën e tinejxherëve muskujt e shpinës akoma nuk janë mjaftueshëm të fortë për të kompensuar mundimet me rastin e ngritjes së peshave.

Aktiviteti i matur fizik është plotësisht i mjaftueshëm për mbajtjen e kondicionit të mirë dhe për funksionim normal të organizmit.

Është shumë me rëndësi që stërvitjet e forcës të jenë të sigurta për secilin sportist të ri. Lëndimet, në rend të parë, shkaktohen si pasojë e zbatimit jo të drejtë të stërvitjes, asistimit joprofesional apo fatkeqësive të rastit./GazetaSinjali/

Shpërndaje në: