Çka qëndron prapa pozicionit të Kinës ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë?
Rusisë i kanë mbetur pak aleatë në komunitetin ndërkombëtar pas pushtimit të saj në Ukrainë. Por Kina, e cila ndan 4300 kilometra vijë kufitare me Rusinë, është një nga vendet e pakta që ka refuzuar t’i dënoj veprimet e Vladimir Putinit, derisa ka kritikuar përgjigjet e Perëndimit ndaj krizës dhe rolit të tij drejt ngritjes së tensioneve në ‘pikën thyese”.
Çka qëndron prapa pozicionit të Kinës ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë?
Presidenti i Kinës, Xi Jingping, me 8 mars tha se ai ndjen ‘dhimbje’ që po sheh ‘flakët e luftës që janë ri ndezur në Evropë’. Por, Kina ka qenë e rezervuar për të kritikuar Rusinë.
Ministria e Jashtme e Rusisë, me 28 shkurt 2022, e kishte përshkruar Kinën si një nga miket kyçe që i kanë mbetur Rusisë dhe Moska shpreson se Pekini do të vazhdojë të dhurojë ndihmë substanciale dhe retorike.
Pekini është i ndjeshëm ndaj përpjekjeve të Perëndimit për të kujdestaruar tensionet në marrëdhënie dhe Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, foli për lidhjet me Moskën si ‘të forta guri’. Ai shtoi se Kina dhe Rusia “do ta mbajnë fokusin e tyre strategjik dhe do të avancojnë fuqishëm partneritetin tonë përmbajtësor për periudhën e re”.
Kina me kujdes ka garantuar se mediat e saj do të mbesin pro-Ruse dhe madje ka ripublikuar raportime false të lëshuara nga mediat shtetërore të Rusisë.
Megjithatë, pushtimi i Ukrainës po mbetet problematik për Pekinin. Është e paqartë se sa shumë ndihma ekonomike mund të ofrojë Kina ndaj Rusisë. Dhe qeveria kineze nuk do të vendos në rrezik interesat e veta financiare në mënyrë të ndjeshme që Rusia t’i tejkaloj sanksionet.
Në ndërkohë, Kina po përpiqet që të ruaj reputacionin e vet si palë e përgjegjshme dhe të mbrojë lidhjet e saj ekonomike, tregtare dhe politike me Evropën. Duke nënvizuar këtë, Xi u takua me homologët e tij Gjerman dhe Francez me 8 mars 2022 për të diskutuar një zgjidhje diplomatike ndaj luftës në Ukrainë.
Akti ekuilibrues i Pekinit- duke parë vendimin e tij për të abstenuar në veton e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për dënimin e pushtimit- do të vështirësohet edhe me tutje sa më gjatë që vazhdojnë luftimet, veçanërisht derisa ushtria ruse po përgatitet për të filluar metoda më brutale dhe derisa ekonomia ruse vazhdon të përkeqësohet.
Cili ishte reagimi i Pekinit ndaj sanksioneve ndaj Rusisë?
Pekini ka qenë kritik ndaj sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë dhe qartësisht ai nuk dëshiron të shoh kolapsin e plotë të ekonomisë ruse. Një rezultat i tillë do të mundësonte jo stabilitet në shtetin fqinj që Pekini e sheh si një partner të rëndësishëm strategjik.
Por, deri më tani, Kina nuk është nxituar që të përkrahë ekonomikisht Federatën Ruse. Kina është shumë e pambrojtur nga sanksionet sekondare- dënimeve të vendosura ndaj institucioneve që janë nën sanksionet primare- dhe është e dukshme se disa institucione financiare kineze kanë filluar të distancohen nga ekonomia e Rusisë.
Në ndërkohë, Banka Aziatike për Investime Infrasturkturore, një bank zhvillimore që Kina ka miratuar dhe që zotëron 27% të fuqisë së votës, ka ndaluar punën e saj në Rusi dhe në Bjellorusi si shenjë proteste e pushtimit të Ukrainës.
Çka mbetet për t’u parë është nëse Kina do të përdorë metoda kreative dhe më pak të vërejtshme për të ndihmuar ekonominë e Rusisë në mënyrë që ajo mos t’i vendosë në institucionet e saj më të mëdha nën akuzat e sanksioneve.
Pekini gjithashtu ka të ngjarë që po merr mësime rreth sanksioneve të mundshme që Kina ndonjëherë, sikur Rusia, ta gjejë veten në dënime ekonomike të shkallës së lartë të Perëndimit.
Çfarë roli luan ndjenja ‘anti-Perëndim’ në marrëdhëniet Kinë-Rusi?
Rusia dhe Kina kanë përjetuar dekada të rivalitetit dhe armiqësisë gjatë shumicës së kohës së Luftës së Ftohtë. Por dekadat e riafrimit në zhvillim e sipër kanë marrë hapësirë në vitet e fundit duke u bazuar në kundërshti ndaj Perëndimit.
Qeveritë e dy vendeve mbajnë pikëpamje të njëjtë ndaj rolit të Amerikës në Evropë dhe në Azi. Ato gjithashtu ndajnë distancë ndaj demokracisë perëndimore dhe një dëshirë për të krijuar një opinion global për të mirëpritur autokracitë.
Por Washingtoni nuk është faktori i vetëm që i nxitë të bashkohen. Në vitet 2000, Rusia dhe Kina patën zgjidhur më në fund mosmarrëveshjet e gjata ndaj kufirit të tyre. Të dy vendet gjithashtu janë partnerë tregtarë: Rusia i shet armë, gaz dhe naftë Kinës kurse Kina i ofron të mira konsumuese dhe investive.
Lidhjet e afërta janë reflektuar edhe në nivelin më të lartë, me Putin dhe Xi që kanë vendosur marrëdhënie personale që ata janë të gatshëm t’ua prezantojnë botës. Në korrik të vitit 2021, Wang, ministri i jashtëm kinez, i përshkruajti marrëdhëniet Moskë-Rusi si çdo gjë përveç aleancë, por gjithashtu si diçka më të mirë se aleanca. Dhe më pas, në shkurt, Xi dhe Putin, patën nënshkruar një deklaratë të përbashkët duke nënvizuar pozitat e njëjta të tyre në disa çështje.
Sa domethënës ishte ajo deklaratë që erdhi fare pak para pushtimit?
Momenti i deklaratës së përbashkët erdhi në prag të Lojërave Olimpike të Pekinit, dhe prezenca e Putinit në atë ngjarje ishte kontrast i fuqishëm ndaj mungesës së liderëve perëndimorë, shumica e së cilëve patën vendosur bojkot diplomatik.
Dokumenti ishte nënshkruar në momentin e tensioneve ‘para-luftë’ ndaj Ukrainës, dhe përfshinte gjuhë kritike ndaj sistemit të aleancës së Amerikës në Evropë dhe në Azi. Në të specifikisht thuhej se vendet bashkërisht kundërshtojnë ‘çdo zgjerim tutje të NATO-s’.
Ka gjithashtu disa shkrime në mediat e Perëndimit se Kina ka qenë e paralajmëruar më parë para atij pakti rreth pushtimit rus të Ukrainës. Detajet e bisedës ndërmjet Putin dhe Xi rreth Ukrainës nuk janë të ditura tërësisht, por deklarata e përbashkët qartësisht u dha njohësve perëndimorë arsye për të besuar se sjellja e Kinës mund ta ketë ndihmuar vendosjen e agresionit rus.
A ka Kina rol në ndaljen e luftës?
Kina ka shpalosur idenë që të luaj rolin ndërmjetësues, por çka saktësisht ajo mund të nënkuptoj mbetet e paqartë. Kina shihet gjerësisht në Perëndim si shumë ‘pro-Ruse’ dhe ajo nuk ka përvojë që të luaj rolin e tillë në Evropë.
Sigurisht që ka shpresë se Kina do t’i bëj presion Rusisë që të ndal konfliktin. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba në mars tha se ai kishte pranuar disa sigurime që ‘Kina është e interesuar në ndaljen e kësaj lufte”, duke shtuar: “Diplomacia kineze ka mjete të mjaftueshme për të bërë dallimin, dhe ne llogarisim që ajo tashmë është e përfshirë”.
Politik bërësit perëndimorë e kanë sinjalizuar Kinën që Pekini mund të përballet me pasoja nëse shihet që ai mundëson agresionin e vazhdueshëm të Rusisë. Dhe Putin mund të jetë i ndjeshëm ndaj çdo lloj ndryshimi në pozicionin e Xi. Por Kinës i mungon dëshira dhe aftësia për të bër Rusinë që të tërhiqet tërësisht. Dhe të dy palët kanë arsye tani për tani për të provuar për të menaxhuar çfarëdo lloj tendosje që mund të ekzistoj .
Joseph Torigian është specialist i marrëdhënieve Rusi-Kinë dhe profesor asistent i Shërbimeve Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan të Washingtonit
Artikull i publikuar në “The Conversation”/ Përktheu: Periskopi /