Horoskopi ditor, 11 mars 2022

Horoskopi ditor, 11 mars 2022

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Është padyshim një periudhë përmirësimi, por kushtojini vëmendje ‘xhepit’. Keni shpenzuar shumë para, mundohuni ta shtrëngoni pak rripin, por jo shumë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Kjo është periudhë shumë interesante për dashurinë dhe ndjenjat, nëse ju pëlqen një person, çfarë prisni? Tregojini ndjenjat tuaja. Në punë, fokusohuni në çështjet më të rëndësishme dhe tregohuni largpamës.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Duket se dëshironi shumë të bini në dashuri, ndaj mos hezitoni të dilni me njerëzit që ju pëlqejnë. Në punë keni energji pozitive, ndaj mos e shpërdoroni forcën tuaj.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Në dashuri ka vetëm një rregull. Pak fjalë dhe shumë veprime! Mundohuni t’i tregoni partnerit tuaj se sa kujdeseni për marrëdhënien. Në punë periudha është pak tensionuese, por kini durim.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Nëse keni probleme në dashuri, më mirë mos e shtyni bisedën me partnerin/partneren. Në punë është ditë me stres të lartë pasi vështirësitë më të mëdha fshihen në marrëdhëniet me kolegët.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Këto ditë dalin në pah aftësitë tuaja. Në punë mos e teproni, përpiquni të mos hidhni hapa të rrezikshëm.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Ju po përjetoni ditët më të bukura në dashuri. Edhe në punë keni dëshirë për ndryshime.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Prisni deri të shtunën ose të dielën për të shfaqur ndjenjat tuaja ndaj dikujt që pëlqeni.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Kjo është një ditë që kalon në një mënyrë “të pasigurt” nga pikëpamja sentimentale. Jeni shumë të lodhur nga puna, duhet të ndaleni dhe të relaksoheni.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Hëna në kundërshtim të qartë, nuk është një ditë e lehtë për ndjenjat, më mirë të shtyni gjithçka për të premten. Periudha është shumë e mirë nga ana profesionale, nëse ka probleme duhet t’i zgjidhni tani.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Do të keni rikuperim të mirë fizik, psikologjik dhe sentimental këtë fundjavë. Në punë do të mbyllni një histori të vjetër dhe do të hapni një dritare të re.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Do të keni konflikte që duhen zgjidhur, veçanërisht me shenjën e Binjakëve dhe Shigjetarit. Nga ana tjetër, këto ditë po kaloni shumë mirë.

Shpërndaje në: