Mediumi i madh spanjoll: Presidenti i PSG’së futet në zhveshtore dhe kërkon ballafaqimin me gjyqtarët
Presidenti i PSG’së, Al-Khealifi nuk ishte aspak i kënaqur me humbjen e sotme të ekipit të tij nga Real Madridi me rezultatin 3-1 dhe njëkohësisht eliminimin nga Liga e Kampionëve.
Sipas mediumeve spanjolle, ai u largua menjëherë nga zona VIP dhe shkoi tek zhveshtoret për të kërkuar gjyqtarët, që sipas tij ishin fajtorët.
“Nasser Al-Khelaïfi u largua nga vendi ku ishte duke e shikuar lojën duke bërtitur. Ai zbriti në dhomën e zhveshjes për të kërkuar gjyqtarët të cilëve iu bërtiti”, shkruan mediumi spanjoll, Movistar.
? Nasser Al-Khelaifi went to the referee's room screaming and shouting. Very unpleasant moment. @m_marchante
— Infinite Madrid (@InfiniteMadrid) March 9, 2022