Avdulli i Ulpianës me performancë fantastike sot, “çmend” menaxherët evropian që e shikuan nga afër atë
Skuadra e Ulpianës ka barazuar sot në shtëpi kundër Dukagjinit me rezultatin final në 1:1.
Ky takim u zhvillua në kuadër të xhiros së 24’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi i Ulpianës tregoi paraqitje të mira sot, ku nga minuta e parë pjesë e klubit nga Lipjani ishte edhe mbrojtësi fantastik, Qlirim Avdulli, shkruan Periskopi.
Avdulli, tregoi performancë të lartë sot, ku pas ndeshja ran në “radarin” e disa menaxherëve nga Evropa.
Burimet e Periskopit bëjnë me dije se për Avdullin janë interesuar menaxherët evropian, të cilët e kanë kontaktuar lojtarin pas ndeshjes.
Me klasin e tij në fushë dhe paraqitje te mira për klubin e Ulpianës, bëjnë që mbrojtësi të ketë një të ardhme të ndritur.
Kujtojmë se Avdulli ishte fantastik edhe tek klubi i Arbërisë, kun në sezonin e kaluar tregoi përformancë të klasit botëror.