Edhe një tjetër miliarder kërkon ta blejë Chelsean, në pamje duket si Behgjet Pacolli
Miliarderi britanik Nick Candy është duke e shqyrtuar mundësin që ta blejë klubin e Chelseas.
Candy, një tifozi i Chelseas që nga fëmijëria, po përpiqet që ta blej klubin e Chelseas, por nëse oferta e tij pranohet nga Abramovich, përcjellë Periskopi.
Roman Abramovich nxori klubin e Chelseas në shitje javën e kaluar mes krizës së vazhdueshme në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë.
Candy, 49 vjeç, beson se historia e tij si zhvillues pronash mund t’i japë atij një avantazh në çdo plan për të rindërtuar Stamford Bridge.
“Nick Candy po eksploron në mënyrë aktive një numër opsionesh për një ofertë të mundshme për Chelsean”, tha zëdhënësi i tij në një deklaratë.
“Çdo ofertë do të bëhej në bashkëpunim me një palë tjetër, apo konsorcium dhe ne kemi interes serioz nga disa partnerë ndërkombëtarë”, tha ai.
Ndryshe, miliarderi britanik ngjason nga pamja me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli por që nuk e lidh atë asgjë me kosovarin dhe se Pacolli deri me tani nuk ka përmendur asgjë për klubin nga Londra.