“Goditje e rëndë”/ Meçi mes boksierit ukrainas Usyk dhe Joshua në pikëpyetje, britanikut i ofrohet një kundërshtar tjetër

“Goditje e rëndë”/ Meçi mes boksierit ukrainas Usyk dhe Joshua në pikëpyetje, britanikut i ofrohet një kundërshtar tjetër

Rimeçi i madh mes Oleksandr Usyk dhe boksierit britanik, Anthony Joshua mund të anulohet.

Me pushtimin rust të Ukrainës, boksieri Usyk ka kapur armë dhe po e ruan atëdheun e tij, prandaj ndeshja me Joshuan mund të anulohet, shkruan Periskopi.

Në gjithë këtë situatë, boksierit britanik i është ofruar një mundësi e re për të dueluar, nëse dështon meçi me Usyk.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Joe Joyce është alternativa për Joshua.

Mbetet të shihet se si do të jetë situata me Usyk, para se Joshua të marrë vendimin e tij për një duel të mundshëm me Joyce. Prioritet për AJ janë titujt, dhe ai dëshiron vetëm luftën me Usyk.

Shpërndaje në: