Kasapolli: As në kohë të komunizmit nuk ndodhte që për FFK-në të kandidojë vetëm një njeri
Gazetari sportiv, Agim Kasapolli, ka thënë se të gjitha zgjedhjet në Federatat Sportive në Kosovë deri më tani kanë qenë joligjore.
Kasapolli në “Pressing” të T7 ka thënë se as në kohë të komunizmit nuk ka ndodhur që në zgjedhjet të shkohet me vetëm një kandidat.
“Të gjitha zgjedhjet pas lufte në të gjitha federatat janë ilegale dhe joligjore. Nuk ka askund në botë që me shku me një kandidat. Edhe në kohën e komunizmit ka pasë kundërkandidat. Nuk ka askund në botë një kandidat me i mbledh të gjitha nënshkrimet”, deklaroi Kasapolli.