Chelsea gati t’i dorëzohet pronarit të ri, miliarderi turk zbulon të rejat e fundit nga bisedimet

Chelsea gati t’i dorëzohet pronarit të ri, miliarderi turk zbulon të rejat e fundit nga bisedimet

Drejtimin e Chelseas e ka gati ta marr miliarderi turk, Murshan Bayrak, i cili tha se 90% janë shanset për të mbylluar një marrëveshje.

Bayrak ka konfirmuar se ka bërë një ofertë për të blerë Chelsean nga Roman Abramovich, pas vendimit të rusit për të nxjerrë klubin në shitje.

Një sërë emrash janë përmendur në lidhje me blerjen e kampionit në fuqi evropian dhe botëror, me oferta që përflitet se vijnë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Arabia Saudite.

Por, sot kryetari i kompanisë së ndërtimit “AB Group” ka dhënë një intervistë, ku pohoi se ai dhe Abramovich besojnë se shanset janë 90% për të arritur një marrëveshje.

“Ne kemi arritur në një fazë të caktuar. Departamenti ynë ligjor dhe i financave do të fillojë bisedimet me departamentin e tyre në Londër të enjten. Në këtë pikë jemi tani”, tha Bayrak për “Oda TV”.

“Ne kemi bërë disa përparime në bisedime dhe bota beson se ne kemi 90% shanse për të përfunduar marrëveshjen. Abramovich mendon të njëjtën gjë”, ka deklaruar biznesmeni nga Turqia.

Roman Abramovich thuhet se kërkon së paku tre miliardë funte për shitjen e klubit të Chelseas, teksa ka raportime se ai mund ta pranojë edhe një ofertë prej 2.5 milionëve.

Shpërndaje në: