Sevilla “gozhdon” tifozët e West Hamit, 9999 euro një biletë
Qyteti i Sevilles pret që një numër i madh i tifozësh anglezë të vizitojë vendin e tyre, përpara duelit mes Sevillas dhe West Ham të enjten në Sanchez-Pizjuan.
Prandaj Sevilla ka vendosur në faqen e saj zyrtare, në sektorët Gol Norte dhe Gol Sur (në një cep do të vendosen tifozët britanikë) biletat të shiten me çmimin ‘modest’ 9999 euro! Çdo tiofoz i West Hamit që ka shikuar për të blerë çmimet, duket se ka menduar se ky është qyteti më i shtrenjtë në botë.
Ndërsa në sektorë të tjerë të fushës çmimi varion nga 35 deri në 120 euro.
Duke menduar për të pasur atmosferën më të mirë të mundshme në stadium, Sevilla ka zgjedhur këtë masë të pazakontë, por ata shpresojnë se do të jetë efektive, duke shpresuar në atmosferën më të mirë të mundshme në ndeshjen e parë të 1/16-ave.
Rivali është i nivelit dhe tërheq një numër shumë të rëndësishëm tifozësh. 3000 personave që kanë siguruar biletat do t’u bashkohen më shumë tifozë në qytet.
Në ndeshjen e fundit ndaj Dinamo Zagrebit, për shkak të rrezikut të tifozëve kroatë, me kërkesë të Policisë u mbyllën biletat ballë për ballë, në mënyrë që tifozët të mos futeshin tinëz në zona të tjera të fushës me më pak mbikëqyrje.
Nëse ndonjë tifoz i West Ham dëshiron të futet në stadium në një pjesë ku nuk i takon fansave mysafir, ai duhet të paguajë 9999 euro!