Drita – Gjilani përballje “titanësh” – Bylbyl Sokoli flet para derbit të madh, tregon se a ka favorit në këtë ndeshje

Drita – Gjilani përballje “titanësh” – Bylbyl Sokoli flet para derbit të madh, tregon se a ka favorit në këtë ndeshje

Dy skuadra nga një qytet, dy rivale të përbetuara si në fushë dhe tribuna do të zhvillojnë ndeshjen e madhe të xhiros së 24’të në Superligën e Kosovës në futboll këtë të enjte.

Drita e gatshme për t’i bërë ballë Gjilanit që aktualisht ndodhet më mirë në tabelë, shkruan Periskopi.

Skuadra e Gjilanit akualisht ndodhet në pozitën e dytë me 46 pikë të grumbulluara, duke lënë Dritën prapa që ka 41 pikë.

Duke pare rivalitetin e tyre të madh dhe interesimin që tifozët e kanë për këtë takimi, Periskopi ka kontaktuar ish-trajnerin dhe njohësin e sportit në vend, Bylbyl Sokolin.

Sokoli tha se të dyja skuadrat kanë potencial të madh, por që i jep një përparsi më të madhe Gjilanit duke parë formën e tanishme.

“Kjo ndeshje do të jetë e vështirë për Dritën sepse duhet me hy në fushë për ta fituar ndeshjen. Prandaj Gjilani ka një përparësi të vogel në kalkulimin taktik”, tha fillimisht tekniku kosovar.

Ai tutje thotë se në përballje të tilla nuk ka favorit, por që rivaliteti në fushë dhe tribuna do të jetë shumë i madh.

“Edhe pse është ndeshje derbi, nuk ka favorit. Ndërsa sa i përket rivalitetit do të jetë si në fushë po ashtu edhe në tribuna”, përfundoi ai.

Kujtojmë se takimi fillon nga ora 13:00.

Shpërndaje në: