Tatuazhi i Maradonës dhe fotoja e Messit i shpëtojnë gazetarët në Ukrainë

Tatuazhi i Maradonës dhe fotoja e Messit i shpëtojnë gazetarët në Ukrainë

Gazetarët nga Amerika e Jugut kanë shpalosur se si Lionel Messi dhe Diego Maradona i kanë ndihmuar atyre që të dalin nga një mosmarrëveshje me autoritetet në Ukrainë, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Sipas kanalit ‘Telefe’ të një televizioni argjentias, ata ishin ndaluar në një pikë hyrëse, ishin dërguar në stacionin policor ku edhe ishin marrë në pyetje.

Dhe në këtë moment, legjendat e futbollit argjentinas, Messi dhe Maradona, i nxorrën nga telashja.

“Sot, në një nga rrugët hyrëse, policia morri dokumentet tona, kamerat, telefonat dh na dërguan në stacion policor. Shkëmbimet e para ishin të tensionuara: Ukraina është vend lufte dhe spijunët dhe sabotuesit janë të dyshimtë. Deri kur një nga policët e pa pasaportat e kolegëve të mi argjentinas dhe në mesin e shumë fjalëve ukrainase, ai tha që kuptoi vetëm dy prej tyre: Messi dhe Maradona. Ky është momenti që ndryshoi gjithçka. Kolegu kameraman, Juan Zamudio tregoi që ai ka një tatu të Diego Maradonas në këmb”, shkroi Daniel Matamala në storien e tij në ‘Instagram’.

Gazetari argjentinas, Guillermo Panizza tha se atij iu kthye telefoni kur ai u tregoi autoriteteve se ai ka një fotografi të tij me Messin.

“Është shumë e madhe që ai na ndihmoi të dalim nga një stacion policor në Ukrainë. Faleminderit për këtë fotografi dhe që je argjentinas”, shtoi ai.

Gazetarët janë në Ukrainën e rrethuar duke raportuar rreth konfliktit atje pas pushtimit rus./DailyMail/Periskopi/

 

Shpërndaje në: