Kriza në Ukrainë: FIFA merr vendimin e madh për futbollistët e huaj që luajnë për klubet ruse
Futbollistët e huaj që luajnë në Rusi mund të pezullojnë kontratat e tyre dhe të largohen përkohësisht nga vendi.
Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, kjo pas psuhtimit rus të Ukrainës, shkruan Persikopi.
Klubet ruse të futbollit dhe ekipet kombëtare u pezulluan javën e kaluar nga të gjitha garat “deri në njoftimin e radhës” nga FIFA dhe UEFA.
“FIFA rikujton sërish dënimin e saj për përdorimin e vazhdueshëm të forcës nga Rusia në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë, organi qeverisës botëror shtoi: “Lojtarët dhe trajnerët e huaj do të kenë të drejtë të pezullojnë në mënyrë të njëanshme kontratat e punës me klubet në fjalë deri në fund të sezonit në Rusi (30 qershor 2022).
“Lojtarët dhe trajnerët do të konsiderohen jashtë kontratës deri më 30 qershor 2022 dhe për këtë arsye do të jenë të lirë të nënshkruajnë një kontratë me një klub tjetër pa u përballur me pasoja të çfarëdo lloji”, thuhet në njoftimin e FIFA-s./Periskopi/