Nga kreditë deri te ndryshimi i emrit të stadiumit, Barça po punon në operacionin 650 milionë eurosh
Barcelona ka punuar për një kohë të gjatë në kërkim të financimit për të balancuar situatën e saj delikate ekonomike dhe për të qenë në gjendje të futet në tregun e verës me para të mjaftueshme për të tentuar të nënshkruajë me Erling Haaland.
Klubi është në gjendje të shpenzojë 650 milionë euro në dy operacione që janë duke u shkuar në rrugën e duhurpër momentin. Një prej tyre është negociata e hapur me fondin CVC.
Pavarësisht se në një moment ata hodhën poshtë marrëveshjen me këtë fond që e pengoi Messin të qëndronte te Barcelona, negociatat janë rihapur prej disa javësh dhe një marrëveshje nuk është larg. Ky operacion do t’i kontribuonte Barcelonës me 300 milionë euro.
Një nga çelësat është se këto të ardhura llogariten në bilanc si kapital dhe jo si borxh, diçka thelbësore për Barcelonën. Kjo pengesë tashmë është kapërcyer, raporton “Marca”.
ë Barcelonë nuk besojnë se kjo marrëveshje supozon një krahasim me klubet e tjera të Ligës spanjolle që kanë negociuar kushte të tjera me këtë fond.
Në fakt, drejtorët e klubeve të tjera i kërkojnë presidentit Laporta të hyjë në marrëveshje pasi CVC është e interesuar për të drejtat televizive të Madridit se Barçës.
350 milionë të tjera mund të vijnë nga shitja e 49% të “Barça Estudios”. Këtu marrëveshja nuk është aq afër sepse po studiohet nëse do të shitet ajo përqindje apo vetëm 30%.
Përveç kësaj, klubi dëshiron të përfshijë një opsion riblerje në kontratë dhe në këtë pikë nuk ka asnjë marrëveshje. Këto dy kontrata do të lejonin që fatura e pagave të rritet në 75 milionë euro, një shumë e konsiderueshme.
Laporta kërkon t’i mbyllë këto dy çështje para muajit prill, pasi që nga ajo kohë do të duhet të diskutojnë për ekzekutimin e kredive me bankat dhe obligacionet.
Presidenti nuk dëshiron të shkojë në këtë ekstrem. Nga ana tjetër, marrëveshja e sponsorizimit me Spotify është shumë afër, ku do të përfshihej edhe emri i stadiumit, i cili tani e tutje do të quhej “Spotify Camp Nou”.