Aksionari i FC Prishtina e “godet” rëndë Afrim Muçiqin: Jemi duke vuajtur pasojat nga koha e tij, ai te ne mund të vije vetëm për t’i parë ndeshjet si tifoz!

Aksionari i FC Prishtina e “godet” rëndë Afrim Muçiqin: Jemi duke vuajtur pasojat nga koha e tij, ai te ne mund të vije vetëm për t’i parë ndeshjet si tifoz!

Rrahman Haradini, aksionar në klubin FC Prishtina, pretendon se i ka blerë aksionet nga aksionarët Afrim Muçiqi dhe Ahmet Kurtolli.

Muçiqi ende nuk është deklaruar publikisht nëse i ka shitur apo jo aksionet, ndërkohë që Haradini deklaron se tashmë është bërë një gjë e tillë.

Madje, Haradini deklaron se Muçiqi për Prishtinën mund të flas vetëm si tifoz.

“Aksionet që i kam blerë, por ende nuk janë përkthyer në emrin tim. Vendimet e bordit nuk janë respektuar. Afrim Muçiqi del e flet dhe kërkon llogari na unë dhe Remzi Ejupi. Ai nuk mund të kërkojë llogari nga askush. Nuk i kemi borxh Afrim Muçiqit, ai na ka neve pasi ende jemi duke i vuajtur pasojat nga koha e tij. Ai mund të vijë në stadium edhe t’i shikojë ndeshjet asgjë më shumë”, ka thënë Rrahman Haradini për Radio Televizionin e Kosovës.

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, thotë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë. Ai thotë se aksionet valide për momentin janë publike dhe mund të shikohen edhe në ARBK.

“Unë nuk i kam parë kontratat që i kanë bërë apo shitblerjet në mes Haradinit dhe Muçiqit. Haradini ka ardhur në klub përmes Muçiqit, ata janë miq të vjetër. Përderisa në ARBK janë ashtu pra figuron Muçiqi, mendoj se nuk ka ndryshim. Blerja e aksioneve duhet të bëhet me pëlqimin të gjithë aksionarëve. Për mua Afrimi është ende pjesë e klubit. Se si janë marrë vesh në mes vete Haradini e Muçiqi, nuk do të kisha ndërhyrë në punët e tyre”, ka thënë Remzi Ejupi për RTK.

Shpërndaje në: