Mungesa e Ronaldos në ndeshjen ndaj Cityt bëhet e madhe – Motra e portugezit jep verzionin e saj se pse ai nuk luajti
Cristinao Ronaldo nuk udhëtoi fare në ndeshjen ndaj Man Cityt në kuadër të xhiros së 28’të në Premierligë.
Klubi i udhëhequr nga Guardiola arriti ta mposhtë Man United me rezultatin final në 4:1, duke ia vështirësuar punët edhe më shumë për kreun e tabelës, shkruan Periskopi.
Kështu filluan polemika të shumta në lidhje me mos prezencën e Ronaldos në këtë ndeshje, kur trajneri Ralf Ragnick tha se Ronaldo nuk ishte i gatshëm për këtë sfidë pas problemeve të tij në ije.
Por, kjo del të mos jetë e vërtetë sipas motrës së Ronaldos, Katia Aveiro, ajo thotë se portugezi nuk u përshi në formacion për arsye taktike dhe teknike të lojës.
“Cristinao ishte 100 për qind i gatshëm, por arsyet thjeshtë ishin teknike dhe taktike”, përfundoi ajo.
Mungesa e Cristianos në ndeshjen ndaj Citizens nuk u ndie vetëm në fushë. Portugezi nuk ishte as në stadium, pasi kishte udhëtuar në Portugali kur mësoi se nuk ishte përfshirë në ekip. Një udhëtim që, siç ka zbuluar “The Sun”, ka shkaktuar tension brenda skuadrës së Manchesterit.