“Roman Abramovich u paraqit në ndeshjen e Chelseat me truproja të armatosura”
Zëvendëspresidentja e West Ham, Karen Brady, pranoi se në një nga herët e para që u takua me Roman Abramovich, ai u shfaq me truproje të armatosur.
Brady ka folur për oligarkun rus që ka nxjerrë në shitje Chelsean në një intervistë të detajuar për marrëdhëniet e saj me klubin.
52-vjeçarja tha se Abramovich, i cili sapo ka nxjerrë Blutë në shitje, një herë u paraqit në një ndeshje të FA Cup në stadiumin St Andrew’s të Birmingham City me personel që mbante armë zjarri.
Duke folur në The Sun, Brady deklaroi: “Isha në Birmingham City kur Abramovich erdhi për të parë Chelsean teksa luanim në FA Cup”.
“Kishte thashetheme se ai ishte një njeri i dyshimtë me para të dyshimta. Më thanë se ai kishte një avion të parkuar përgjithmonë në një pistë në rast se i duhej të shpëtonte nga dikush ose ndonjë gjë”.
“Ai mbërriti me truproje të armatosur dhe ne duhet të theksojmë se ishte kundër ligjit të mbash armë në MB”.
“Por, të gjithë zyrtarët e Chelseat, duke përfshirë edhe atë, nuk shfaqën asgjë përveç profesionalizmit dhe respektit”, ka shtuar më tej ajo.
Ndërkohë, në këtë fundjavë – tifozët e Chelseat këndonin emrin e Abramovich në momentin që po nderohej Ukraina që po sulmohet nga Rusia në ndeshjen kundër Burnleyt.