Nuk mbetet nën hije – Gjimnasti rus hetohet për paraqitjen me simbolin kombëtar të luftës

Nuk mbetet nën hije – Gjimnasti rus hetohet për paraqitjen me simbolin kombëtar të luftës

Gjimnasti rus Ivan Kuliak është duke u hetuar pasi kishte veshur  një bluzë me simbolin kombëtar të luftës  teksa qëndronte pranë një rivali ukrainas në podium në Katar të shtunën.

Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (FIG) tha se kishte hapur procedura disiplinore kundër Kuliak për “sjelljen tronditëse” të tij në Kupën Botës në Doha, përcjellë Periskopi.

Pasi fitoi medaljen e bronztë, Kuliak vesh bluzën me shkronjën ‘Z’ në gjoks dhe u ngjit në podium pranë fituesit të medaljes së artë, Illia Kovtun nga Ukraina.

Shkronja Z është bërë simbolike me pushtimin rus të Ukrainës dhe është parë e pikturuar në anën e tankeve dhe automjeteve ushtarake, si dhe është veshur nga politikanët pro luftës në Rusi.

Kjo fundjavë ishte mundësia e fundit për gjimnastët rusë dhe bjellorusë për të garuar pasi vendet e tyre u sanksionuan nga FIG si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.

Nga e hëna, atletët, zyrtarët dhe gjyqtarët rusë dhe bjellorusë nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat e FIG ose garat e sanksionuara nga FIG.

Shpërndaje në: