Salihu zbulon: Ceferini kishte kërkuar nga Ademi që jepte dorëheqje nga FFK-ja

Salihu zbulon: Ceferini kishte kërkuar nga Ademi që jepte dorëheqje nga FFK-ja

Ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka zbuluar se presidenti Agim Ademi ka qenë i suspenduar nga UEFA për dy vite e gjysmë.

Salihu në një intervistë për “Sporti Total” tha se presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka kërkuar nga Ademi që të jep dorëheqje në momentin që do të shpallet fajtor nga Gjykata e Apelit.

Kjo gjykatë presidentin e FFK-së e kishte dënuar me një vit burg efektiv në atë kohë.

Sipas tij, UEFA kishte dërguar dy letra drejt FFK-së lidhur me këtë, por ato tha se “ishin fshehur”.

“Procedura disiplinore ishte hapur nga një gjykatëse e Turqisë. Unë kam thenë se nuk ka asnjë letër në Federatë. Faktikisht, ky [Ademi] e kishte fshehur edhe prej meje. Komisioni disiplinor i UEFA-s e ka dënuar me dy vite e gjysmë largim nga të gjitha funksionet e futbollit për shkelje të rënda të parimeve të futbollit”, tha Salihu.

Vendimi ishte në fuqi sipas Salihut, por që pastaj Gjykata e Apelit e kishte kthyer në pikën zero rastin e Agim Ademit.

Kujtojmë se Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Shpërndaje në: