Eroll Salihu: Kjo është terror çka po ndodhë në FFK
Eroll Salihu, ish sekretari i përgjithshëm i FFK’së ka folur sot në lidhje me problemet e institucionit më të madh të futbollit kosovar.
Salihu thotë se ajo çka po ndodhë në FFK është terror, pasi nuk ka njerëz të guximshëm për të kundërshtuar.
“Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv nuk guxojnë me reagu me mbajtë një mbledhje me thënë o Eroll gabim e ki, ose me të drejtë e ke”, tha fillimisht Eroll Salihu për Sporti në KTV.
“Tash ndëgjova se më kanë suspendu, kjo është terror çka po bëhet në FFK”, vazhdoi ai.