Mozzik i çuditë të gjithë, vjen me një përshëndetje të veçantë për Putinin
Reperi kosovar, Gramoz Aliu i njohur me emrin e tij artistik si Mozzik po vazhdon të mbajë koncerte jashtë vendit.
Ai së fundi u pa në Gjermani ku përformoi para fansave të tij, shkruan Periskopi.
Por, gjatë qëndrimit të tij atje, Mozzik ka bërë një veprim interesant që ka çuditur adhuruesit e këngës së tij.
Në Gjermani në billbordet e qytetit është i vendosur presidenti i Rusisë, Putin, ku dhe qytetarët atje po protestojnë kundër luftës që ka nisur me Ukrainën.
Mozzik ka postuar një fotografi në “instastoryn” e tij duke ia treguar gishtin e mesit Putinit.