Kjo është rënditja e re në tabelë pas xhiros së 23’të në Superligën e Kosovës në futboll
Sot u zhvilluan tri takime të forta në kuadër të xhiros së 23’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani e ka mposhtur Llapin e Batatinës me rezultatin minimal në 1:0 me golin e shënuar nga Ermal Krasniqi, shkruan Periskopi.
Ndërsa në ndeshjen tjetër, Gjilani shënoi fitore bindese ndaj Ulpianës me golat e shënuar nga Gerhard Progni e Shend Klemendi.
Ndërsa takimi i fundit për nga rënditje por jo më pak i rëndësishëm ishte ai ndërmjet Drenicës dhe Dritës që u mbyll me fitore nga të kuqt me rezultatin final në 2:1.
Kështu, me këto rezultate ndryshoi edhe rënditja në tabelë ku aktualisht Ballkani ndodhet në pozitën e parë me 48 pikë të grumbulluara, ndjekur nga Gjilani që ka 46 dhe Drita me 41.
Më poshtë tabelën e plotë: