Vdes aktori i njohur i serialit “Game of Thrones”
Kasta e serialit “Game Of Thrones”, ka humbur një aktor.
Në moshën 68 vjeçare ka vdekur aktori skoces, John Stahl, lajm të cilin e ka konfirmuar agjentja e tij.
Ai e luajti rolin e Rickard Karstark në dy seri të “Game Of Thrones”, raporton BBC.
Ai ishte gjithashtu i njohur për interpretimin e Inverdarroch në telenovelën e gjatë “Take The High Road”.
Agjentja e tij, Amanda Fitzalan Hoëard e përshkroi atë si “një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një personazh të fortë të teatrit skocez”.