I madhi Robert Ndrenika pret nëpër korridoret e spitalit shëndetësinë falas, fotografia që trishtoi artistët (Foto)

I madhi Robert Ndrenika pret nëpër korridoret e spitalit shëndetësinë falas, fotografia që trishtoi artistët (Foto)

Javë më parë ai festoi 75 vjetorin e lindjes, ndërsa edhe pse tani mosha e tij nuk e mban më në skenë, publiku i kujton me mall dhe i pëlqen ende paraqitjet e tij ndër vite.

Vitet kalojnë mbi supe dhe është normale që me kalimin e kohës të shfaqen probleme shëndetësore, ndaj së fundmi aktori Ndrenika i është drejtuar një prej qendrave spitalore të Tiranës për të marrë një trajtim mjekësor.

Por, një fotografi e publikuar në rrjetet sociale, e cila shfaq aktorin duke pritur me orë të tëra nëpër korridoret e spitalit shtetëror ka thyer zemrat e shumë artdashësve.

Në një vend ku mjeksia është falas, një trajtim i tillë, në ambiente dhe kushte të dobëta ofronin vërtet një pamje të tmerrshme, për aktorin që të gjithë e njohim për modest, por jo aq sa të anashkalohet në një formë të tillë.

Fotografia ka goditur edhe syrin e shumë artistëve shqiptarë, të cilët kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale këtë imazh, duke kritikuar ashpër këtë trajtim të tillë për aktorin e popullit. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: