Ndërpritet ndeshja – “Tifozët nuk marrin vesh”, zjarrë e tym në stadiumin “Air Albania”
Takim mes Tiranës dhe Partizanit është ndërperë në minutën e 31’të të takimit, kjo pasi tifozët Tifozët kanë ndezur fishekzjarret.
I gjithë stadiumi “Air Albania” është përfshirë nga tymi dhe pamundëson zhvillimin e ndeshjes.
Mjegulla e bardhë e tymit të fishekzjarreve është përhapur nga sektori i tifozëve të Partizanit drejt të gjithë fushës, duke e bërë të pamundur shikimin për lojtarët dhe me këtë ndeshja është ndërperë për disa minuta, shkruan Periskopi.
Tifozët e Partizanit kanë ndezur zjarr tribunën ku janë vendosur, teksa kanë hedhur një sasi të madhe fishekzjarresh.