Eroll Salihu: Katër herë jam ftuar nga Prokuroria për rastin Agim Ademi, ndihem i turpëruar

Eroll Salihu: Katër herë jam ftuar nga Prokuroria për rastin Agim Ademi, ndihem i turpëruar

Ish sekretari i FFK’së Eroll Salihu, ka njoftuar se është paraqitur për herën e katërt në Prokurori në lidhje me rastin Agim Ademi, gjë të cilën e cilësoi të turpshme.

E për këtë, Salihu ka kërkuar mbajtjen e një takimi urgjent mes tij dhe Këshillit Ekzekutiv të FFK’së të cilët së bashku me Agim Ademin, shpallën zgjedhjet për kryetar të FFK’së në kundërshtim me statutin e këtij institucioni.

Përmes një letre Salihu, ka thënë që ky Këshill është totalisht i painformuar dhe mosballafaqimi me problemet reale po e dëmton rëndë institucionin që ata udhëheqin.

‘’ Nuk kam qene kurre ne Prokurori per 57 vite jete dhe tani kater here. Agimi i ka dy-tri aktakuza apo hetime te renda dhe ju as qe e qani koken. Miqte duhet te flasin hapur me te, e jo ta sulmoni pastaj kur cdo gje mbaron’’, thuhet në reagimin e Salihut.

Ai tha se nuk do e votonte asnjëherë për kryetar të FFK’së Agim Ademin, që po synon mandatin e dytë, edhe sikur të ishte njeriu i fundit në planet.

Letra e plotë:

Te nderuar,

Duke pare reagimin e juaj te zakonshem (kurfare reagimi) ju ftoj qe te mbani nje takim urgjent te Henen dhe aty te flasim perballe njeri tjetrit (KE dhe une). As qe kam filluar te hyje ne shkeljet dhe te keqijat qe jane bere. Mosinformimi i juaj total dhe mosballafaqimi me problemet reale jane duke e demtuar rende institucionin qe e udhehiqni. Sot jam ftuar serish ne Prokurori per ceshtjen Agim Ademi-eshte hera e katert brenda pak muajsh dhe po turperohem duke pritur ne rend si “rrugaq”. Nuk kam qene kurre ne Prokurori per 57 vite jete dhe tani kater here. Agimi i ka dy-tri aktakuza apo hetime te renda dhe ju as qe e qani koken. Miqte duhet te flasin hapur me te, e jo ta sulmoni pastaj kur cdo gje mbaron. Duhet ta kuptoni nje gje: Nuk do ta votoja Agim Ademin kurre me edhe sikur te ishte njeriu i fundit ne planet. Ne e kemi lare borgjin ndaj tij e sidomos une. E verteta dihet kur degjohen te dyja palet. Ju kurre nuk keni pasur guxim te degjoni edhe palen tjeter por keni gjykuar njeanshem.

Shpërndaje në: