Shpend Ahmeti reagon rreth kandidimit të Remzi Ejupit për kryetar të FFK-së: Do me bo bërllog në tona anet!
Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar në lidhje me kandidtaturën e Remzi Ejupit për kryetar të FFK-së.
Ahmeti pasi humbi garën në Prishtinë, ka vendosur t’i thotë disa fjalë edhe për kandidatin për kryetar të Federatës e Futbollit e Kosovës, Ejupin, shkruan Periskopi.
Ahmeti i është drejtuar Ejupit: ” Prej Prishtine ne FFK, s’bën veç Prishtina po don me bo bërllog në tona anet”.
Postimi i tij i plotë në ‘Twitter”.
Kujtojmë se Remzi Ejupi është pronar i klubit FC Prishtina që këtë sezon ka probleme të theksuara financiare, madje edhe sot pësuan humbje nga dukagjini me rezultatin final në 2:1.
Ndërsa, ai tani ka vendosur të kandidojë për kryetar të FFK-së, në zgjedhjet që do të mbahen me 6 prill të këtij viti.