“Gozhdohet piloti rus i Formula1”, ekipi ia shkëput kontratën, arsyja qëndron tek babai i tij
Ekipi i “Haas F1”, i ka ndarë rrugët me pilotin rus, Nikita Mazepin, kjo pas pushtimt rus të Ukrainës.
Ky vendim erdhi sot nga ekipi Mazepin, pasi babai i tij ka lidhje të afërta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, shkruan Periskopi.
Në njoftimin e ekipit thuhet se ky vendim i tyre vjen pasi Rusia filloi luftën në Ukrainë.
“Ekipi Haas F1 ka zgjedhur të përfundojë me efekt të menjëhershëm partneritetin për titullin e Uralkali dhe kontratën e shoferit të Nikita Mazepin,” thuhet në deklaratë.
“Ashtu si me pjesën tjetër të komunitetit të Formula 1, ekipi është i tronditur dhe i trishtuar nga pushtimi i Ukrainës dhe dëshiron për një fund të shpejtë dhe paqësor të konfliktit”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Përfundimi i marrëveshjes do të thotë se Rusia nuk do të ketë më një gaarues të Formula1 në të ardhmen./Periskopi/