“Ta gëzojë pronari i ri skuadrën e Chelseas” – Arrihet marrëveshja fillestare mes miliarderit turk dhe Abramovichit

“Ta gëzojë pronari i ri skuadrën e Chelseas”  – Arrihet marrëveshja fillestare mes miliarderit turk dhe Abramovichit

Tashmë dhe zyrtarisht skuadra e Chelseas është në shitje, këtë e ka konfirmuar ditë më parë vetë pronari, Roman Abramovich.

Ky vendim i tij vjen pasi Britania e Madhe i ndaloi atij çdo veprimtari brenda territorit të tyre, pasi Abramovich konsiderohet si “dora e djathtë e Putinit”, shkruan Periskopi.

Kështu, gjatë ditës së sotme, mediat në Angli kanë publikuar lajmin se Chelsea shumë shpejtë do të bëhet me pronar të ri.

Fjala është për miliarderin turk, Muhsin Bayrak, që thuhet se është arritur marrëveshja e parë mes tij dhe Abramovich për të marr kompetencat e “blus” me shumën prej 2.3 miliardë funte.

Me shumë gjasa, Abramovich do ta pranojë këtë ofertë.

Shpërndaje në: