Amir Rrahmani flet shqip për luftën në Ukrainë në videon e Napolit: Ndalojeni luftën
E gjitha bota e sportit është solidarizuar me luftën në Ukrainë që Rusia e filloi pushtimin dhjetë ditë më parë.
Napoli ishte njëri ndërë shumë klubet që ka bërë një gjë të tillë, ku ka vendosur disa nga futbollistët të shprehen në gjuhtë e tyre e të bëjnë apel për ta ndaluar luftën, shkruan Periskopi.
Në mesin e këtyre futbollistëve të Napolit ishte edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani i cili në gjuhën shqiue bëri apel që të ndalohet lufta në Ukrainë.
“Ndalojeni luftën”, u shpreh ai në videon e publikuar nga faqja zyrtare e Napoli.
?? These are dangerous, tragic times and it’s up to us and all of our fans to send out a message of peace. Perhaps it can raise awareness about what is happening and help bring the war to an end.#StopWar #SvegliamoLaPace pic.twitter.com/GNLqsftqzn
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) March 5, 2022