Formula 1 ndërpret kontratën me Çmimin e Madh të Rusisë

Formula 1 ndërpret kontratën me Çmimin e Madh të Rusisë

Formula 1 ka konfirmuar se ka ndërprerë kontratën e saj me Çmimin e Madh të Rusisë në pas pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës.

Gara e vitit 2022 e planifikuar të zhvillohej në Soçi në shtator ishte anuluar tashmë, por Formula 1 tani ka konfirmuar se kjo garë nuk do të zhvillohet as në vitin 2023.

Presidenti rus Vladimir Putin ishte kyç në themelimin e ngjarjes në 2014. Putin, i cili mbetet i lidhur ngushtë me garën, ka një pallat në Soçi dhe Shën Petersburg është qyteti i tij i lindjes.

Vendimi do të thotë se F1 nuk do të garojë në Rusi deri në një afat të pacaktuar, të paktën për aq kohë sa Putini të mbetet në pushtet.

Shpërndaje në: