Muriqi vlerësohet dobët në ndeshjen ndaj Real Sociedadit

Muriqi vlerësohet dobët në ndeshjen ndaj Real Sociedadit

Në një ndeshje të shtyrë të xhiros së 21-të të La Ligës, skuadra e Real Sociedad e mposhti Mallorcan, me rezultat 2-0.

David Silva (35’) hapi rezultatin, me Merino (62’) që vulosi fitoren.

Ishte një paraqitje jo e mirë nga Muriqi me shokë, me sulmuesin kosovar që u vlerësua me notë, 6.2.

Mallorca zë pozitën e 16-të të tabelës, me 26 pikë, ndërsa Real Sociedad vijon në vendin e 6-të, me 44 pikë.

Shpërndaje në: