Edhe FIFA22 nuk e kursen Rusinë, i “gjunjëzon” klubet dhe kombëtaren ruse

Edhe FIFA22 nuk e kursen Rusinë, i “gjunjëzon” klubet dhe kombëtaren ruse

Rusia po vazhdon të përballet me një breshëri sanksionesh, kësaj radhe edhe nga videolojërat.

Edhe FIFA22 ka vendosur t’i jap një goditje të fortë shtetit rus që nisi luftën me Ukrainën, shkruan Periskopi

Këtë të mërkurë, EA Sports njoftoi se do të heqë të gjitha klubet ruse, si dhe kombëaren e këtij vendi, nga baza e të dhënave të lojërave video FIFA 22.

Një gjest që kompania e justifikon si solidaritet me Ukrainën dhe që do të hyjë në fuqi menjëherë. Në një deklaratë të shkurtër të postuar në rrjetet sociale, EA Sports paralajmëron gjithashtu se po vlerëson masat e tjera që duhen marrë në lidhje me ndryshimet në lojërat që zhvillon aktualisht.

Shpërndaje në: