E mposhti rusen në një duel të fortë, tenistja ukrainase: Isha në një mision për vendin tim
Tenistja nga Ukraina, Elina Svitolina thotë se ka një mision për ta bashkuar komunitetin e tenisit në botë kjo pas sulmeve të Rusisë ndaj vendit të saj.
Ajo mposhti tenisten rusen Anastasia Potapova në raundin e parë të Monterrey Open, përcjellë Periskopi.
Svitolina, e veshur verdheblutë e flamurit të Ukrainës, fitoi 6-2 6-1.
“Isha në një mision për vendin tim”, tha numri 15 i botës.
“Nuk jamë në humor të mirë, por jam e lumtur që jam këtu duke luajtur tenis”.
“Mendoj se është misioni im të bashkoj komunitetin tonë të tenisit për të qëndruar me Ukrainën, për të ndihmuar Ukrainën sepse ajo që po kalojmë është një gjë e tmerrshme për të gjithë ukrainasit.
“Kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Kjo është arsyeja pse unë po luaj për vendin tim dhe po bëj më të mirën për të përdorur platformën time në përpjekje për të ftuar njerëzit të mbështesin Ukrainën”, përfundoi ajo.
Ndryshe, Svitolina do të përballet me kualifikuesen bullgare Viktoriya Tomova në raundin e dytë në Meksikë.
On the mission ✊??? #Ukraine #StandingWithUkraine #Україна pic.twitter.com/D3FyuF6yXH
— Elina Monfils (@ElinaSvitolina) March 2, 2022