Mund ta besoni apo jo, Maradona nuk e prishte gjumin për Putinin, si ishte e mundur kjo?
Diego Armando Maradona ishte personi që realisht nuk doli për ta përshendetur presidentin e rusisë, Vladimir Putin.
Kjo ndodhi në kuadër të Kupës së Botës që u mbajt në Moskë gjatë vitit 2018, shkruan Periskopi.
Gjithçka po publikohet dhe po bëhet e ditur pas urdhërit të presidentit të Rusisë, Putin për ta pushtuar Ukrainën, është publikuar një audio e Maradonës, në të cilën protagonist është edhe Putin.
Diego flet me një person tjetër, duke refuzuar një ftesë për një event ku Putin do të ishte mikpritës.
Në të njëjtën kohë bën shaka me emrin e ish-agjentit rus të KGB-së. Fjalët që tha janë regjistruar audio dhe “Infobae” i ka siguruar ekskluzivisht. “Jo, jo, jo. Gjithçka në lidhje me Putinin është shumë e mirë, gjithçka është shumë e bukur, dua ta takoj, dua të flas me të”, – thotë Maradona, i cili fillimisht është dakord me ftesën.
Pak çaste më vonë, Diego do të tregonte arsyen e mungesës së dëshirës për të marrë pjesë në takim, asgjë më shumë dhe asgjë më pak se ora e hershme në të cilën do të zhvillohej: “Unë kam bërë tashmë dy-tri prova përshëndetëse me… ‘përshëndetje Putin’, ‘çfarë po bën Putin?’, ‘sos re-putín’…, ‘reputín del ortho’, por duhet të ngrihem në 09:30. Ju e dini, nuk ngrihem dot nga gjumi në 09:30. Unë nuk ngrihem”, tha ai.