Nxehet keq trajneri i Chelseas me gazetarin kur u pyet për Abramovichin: Mos mi bëni mua këto pyetje, nuk e kam përjetuar kurrë luftën
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ishte mjaft i nervozuar me gazetarin që e pyeti atë për presidentin e Chelseas, Roman Abramovich.
Qeveria Britanika i ka ndaluar hyrjen dhe qendrimin në vendin e tyre biznismenit Abramovich, pasi ai konisderohet si ‘dorë e djathtë’ e Putinit, shkruan Periskopi.
Këto sanksione ndaj pronarit të Chelseas vijnë pasi Rusia filloi bombradimet ndaj Ukrainës.
Ndryshe, Tuchel i tha gazetarit se ai nuk duhet t’ia bëjë këto pyetje atij pasi nuk është politikan.
“Dëgjo, duhet të ndalosh, unë nuk jam politikan, ajo me të vërtetë duhet të ndalohet.” trajneri gjerman i tha një gazetari në konferencën e tij për shtyp përpara takimit të FA Cup ndaj Liverpoolit.
“Unë vetëm mund ta përsëris, madje ndihem keq ta përsëris sepse nuk e kam përjetuar kurrë luftën, kështu që edhe të flas për të ndihem keq sepse jam shumë i privilegjuar. Unë ulem këtu në paqe.
“Unë bëj më të mirën që mundem, por ju duhet të mos më bëni më këto pyetje. Unë nuk kam përgjigje për ju”, përfundoi ai.
“STOP asking me these questions. I’m not a politician!” ?
Thomas Tuchel loses it after being asked another question related to war & Roman Abramovich ?#CFC pic.twitter.com/K4mY34d1ub
— Hayters TV (@HaytersTV) March 1, 2022