Nuk po kursehet askush – Edhe FIBA e dënon me masat më të larta Rusinë
Federata Ndërkombëtare e Basketbollit nuk është kursuer me Rusinë, duke dënuar kështu rëndë federatën ruse pas pushtimeve që ata po i bëjnë Ukrainës.
Ashtu siç bëri më parë FIFA, edhe FIBA njoftoi pak më parë se do të përjashtojë Rusinë derisa të ketë lajme pozitive në frontin ukrainas.
Institucioni më i lartë ndërkombëtar në botën e basketbollit nuk do të lejojë Rusinë të marrë pjesë në garat e veta, arsyeja që tashmë po dihet, shkruan Periskopi.
Këto padyshim përfshijnë kualifikimet e FIBA-s për Kupën e Botës që po zhvillohen aktualisht, për të cilat Rusia është në të njëjtin grup me Italinë. Rusët u përballën me Holandën më 24 shkurt, ndeshja e radhës duhet të jetë më 1 prill ndaj Italisë, por nuk do të zhvillohet.