Futbollisti ukrainas del nga vetja, sulmon atë rus: Je njeri i heshtur, do të mbylleni në burg përjetë

Futbollisti ukrainas del nga vetja, sulmon atë rus: Je njeri i heshtur, do të mbylleni në burg përjetë

Rrallë shohim që futbollistët të kenë përleshje verbale shkaku i nacionalitetit të tyre, por jo më kur Rusia po e sulmon Ukrainën.

Tashmë qindra civil dhe ushtarë ukrainas janë vrarë si shkak i sulmeve me bombë nga presidenti i Rusisë Vladimi Putin një javë më parë.

Kështu, futbollisti ukrainas Vitalii Mykolenko ka sulmuar verbalisht përmes rrjeteve sociale lojtarin rus, Artem Dzyuba, i cili e ka quajtur atë njeri që nuk di të flas, pasi thotë se në vendin e tij po vriten civil paqësor, përcjellë Persikopi.

“Je i heshtur, i kripur, me shokët e skuadrës. Në Ukrainë po vriten civilë paqësorë. Do të mbylleni në birucë për pjesën tjetër të jetës tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Dhe unë do të isha i kënaqur.”

Shpërndaje në: