“Adidas-i” e rëndon shumë Kombëtaren e Rusisë, merr vendimin drastik për ta

“Adidas-i” e rëndon shumë Kombëtaren e Rusisë, merr vendimin drastik për ta

Gjiganti botëror i veshjeve “adidas” ka vendosur që ta ndëshkojë rëndë Kombëtaren e Rusisë.

Pasi Rusia sulmoi Ukrainën, shumë sanksione pësoi edhe sporti rus, ku ju ndërpren të gjitha aktivitetet, shkruan Periskopi.

Kompania gjermane” Adidadas” ka njoftuar sot se ka anuluar menjëherë marrëveshjen e saj që ishte në fuqi me Federatën ruse.

Adidas ishte sponsor kryesor i ekipit kombëtar të futbollit ndërsa termat financiarë nuk bëhen ende të ditur por nga gjigandi gjerman i veshjeve thuhet se Adidas në rajonet e Rusisë, Ukrainës dhe të shteteve rreth tyre ka 2.9% të xhiros vjetore totale.

Sulmi i Rusisë në Ukrainë ka ndarë edhe shumë sportistë ku shumë figura të shquara të sportit rus janë shprehur kundër agresionit e disa të tjerë e kanë mbështetur.

Shpërndaje në: