Fisker Ocean vjen në Evropë
Për momentin janë Austria, Danimarka, Franca, Gjermania, Norvegjia, Spanja, Suedia dhe Britania e Madhe vendet evropoiane ku do të shitet modeli Ocean.
Ndryshe, Ocean është një crossover elektrik me dizajn modern dhe brendësi të thjeshtë, ku dominon ekrani i madh touch, prej 17.1 inçave, i vendosur në mes të konzolës. Është interesant se ekrani i ngjashëm me një tablet mund të rrotullohet për 90 shkallë. Mes tjerash, vetura posedon edhe drita LED para dhe mbrapa, kulm panoramik, derë të pasme që hapet e mbyllet elektrikisht, dhe rrota prej 20 inçave.
Blerësit do të kenëqasje edhe në sistemin PowerBank, i cili ka një prizë të jashtme, e cila mund të përdoret për furnizmin e konsumatorëve tjerë me energji elektrike nga bateria (si psh shatori apo shtëpia – nëse ka ndërprerje të energjisë elektrike).
Vetura posedon edhe pasqyrë të brendshme digjitale dhe audio-sistemin Harman Kardon me tetë altoparlantë.
Fisker Ocean posedon edhe disa sisteme standarde të asistencës, përfshirë frenimin automatik emergjent, monitorimin e pikave të verbra, asistencën për mbajtjen e shiritit rrugor, asistencën gjatë parkimit, njohjen e shenjave të trafikut, etj.
Modeli Ocean Sport poseodn motor elektrik që ngreh me rrota të përparme, me 279 KF, me bateri që lejon udhëtim autonom deri në 440 km.
Modeli Ocean Ultra, ngreh me të gjitha rrotat, dhe ka dy motorë elektrikë, me 548 KF (403 kW). Ky version nga 0-100 km/h arrinë vetëm për 4.2 sekonda, ndërsa bateria e tij lejon një autonomi prej rreth 610 km.
Modelet kryesor të ofruar janë Ocean Extreme dhe Ocean One Launch Edition. Të dy modelet ngrehin me të gjitha rrotat, kanë nga dy motorë elektrik, që zhvillojnë 558 KF (410 kW), dhe shpejtojnë nga 0-100 km/h për 3,9 sekonda. Bateritë e tyre duhet t’iu lejojë kalkimin e një distancë prej rreth 630 km.
Çmimet fillojnë nga 41,560 euro, sa kushton në Gjermani modeli më i lirë i Ocean. Çmimet janë pa subvencione.
Të gjitha detajet tjera do të publikohen para fillimit të shitjeve. Ajo që dihet qysh tani është se porositë për Fisker Ocean tashmë kanë filluar.