Shokohet bota e sportit: Bombardimet e fuqishme nga Rusia ia marrin jetën mesfushorit ukrainas
Rusia po vazhdon të bombardojë pa mëshirë vendet në Ukrainë, ku tashmë ka lënë qindra të vrarë e plagosur si civil po ashtu edhe ushtarë.
Së fundmi në mediat ukrainase u raportua se si shkak i bombardimeve është gjetur edhe trupi i pajetë i një futbollisti, përcjellë Periskopi.
Fjala është përfubollistin Dimitro Martinenko. Ai ishte një 25-vjeçar i cili së bashku me nënën e tij nuk arritën t’i shpëtonin bombardimeve mizore nga ushtria e drejtuar nga Vladimir Putin.
Mësohet se 25-vjeçari luante si mesfushor në ligën e dytë të futbollit amator në rajonin e Kievit dhe ishte cilësuar si lojtari më i mirë.