Mesfushori ukrainas i Man Cityt vjen me një kërkesë të madhe për trajnerët, lojtarët e tifozët në të gjithë botën
Ylli i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko i ka bërë thirrje gjithë futbollistëve dhe klubve që ta mbështesin kauzën e tij “Stop luftës” në Ukrainë.
Mesushori ukrainas ka reaguar në rrjetet e tij sociale duke i bërë thirrje, çdo tifozi, trajneri, lojtari e puntori të botës së sportit që të bëhen të gjithë bashkë për ta ndaluar luftën që po ndodh në vendin e tij në Ukrainë, përcjellë Periskopi.
Në videon e re, futbollistë të ndryshëm kanë ndarë një mesazh duke thënë: “I bëjmë thirrje komunitetit të futbollit. Të gjithëve atyre që e duan lojën e futbollit. Çdo tifoz, çdo lojtar. Çdo trajner, çdo menaxher. Të gjithë ata që kuptojnë dhe duan futbolli.
“Ne ju bëjmë thirrje t’i shpjegoni të gjithë botës. Për t’i treguar çdo banori të planetit. Se nën mbulesën e një operacioni special, trupat ruse po bëjnë një luftë të hapur kundër Ukrainës . Ata po bombardojnë zona të banuara, me raketa dhe qëllojnë civilë. I bëjmë thirrje të gjithëve që na dëgjojnë t’i rezistojnë kësaj lufte, ndaloni shkatërrimin dhe gjakderdhjen.