Ribery pëson aksiden të rëndë, lëndohet në kokë dhe dërgohet në spital
Ribery ka pësuar një aksident automobilistik mbrëmë, shkruan Corriere dello Sport italiane.
38-vjeçari francez me përvojë ishte pasagjer në një makinë tre orë pas mesnate që u përplas me një shtyllë të ndriçimit publik. Me lëndime të lehta, ai u transportua në një spital në Battipaglia, pas së cilës u lirua në shtëpi.
Policia ishte në vendngjarje, dhe klubi Salernitana gjithashtu raportoi aksidentin.
“Franck Ribery, i cili nuk e drejtoi makinën, ka lëndime të lehta në kokë. Si masë paraprake, ai do të pushojë ditët e ardhshme”, tha klubi në të cilin Ribery mbërriti vitin e kaluar si lojtar i lirë.