Një tjetër goditje për Rusinë dhe Bjellorusinë, përjashtohen edhe nga Federata Evropiane e Hendbollit
Bota e sportit po vazhdon ta ndëshkojë Rusinë. Pas futbollit e basketbollit, edhe Federata Evropiane e Hendbollit vendosi të përjashtojë Rusinë.
Madje, Federata Evropiane e Hendbollit e ka përjashtuar edhe Bjelloruisë nga organizat e saj, përcjellë Periskopi.
“Ekipet kombëtare dhe klubet nga Rusia dhe nga Bjellorusia janë suspenduar deri në një njoftim të ri”, shkruan në njoftimin e shtëpisë së hendbollit evropian.
“Me pamjet e situatës së luftës në Ukrainë dhe me referencën e rekomandimeve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Hendbollit e mori këtë vendim të hënën mbrëma pas mbledhjes së jashtëzakonshme”, shkruan tutje në njoftimin e EHF-it.
Me këtë rast, Rusia dhe Bjellorusia, si bashkëpunëtore e saj, nuk do të ftohen në organizimet e ardhshme të hendbollit.
Federata Evropiane shpreh keqardhje ndaj sportistëve, klubeve dhe ekipeve kombëtare të Rusisë dhe të Bjellorusisë, ndërkohë që shpreson që rikthimi i paqes do ta ndryshojë vendimin.